Olsa tregon pse Gjesti se fiton dot ”Big Brother Albania”

Olsa tregon pse Gjesti se fiton dot ”Big Brother Albania”

Showbiz E Hënë, 17 Mars 2025 17:09
Olsa Muhameti është e bindur se Gjesti nuk mund ta fitojë ”Big Brother Albania”. Në një intervistë në emisonin “Një natë me Aulonën”, tha se loja e Gjestit nuk është për fitues. Për të Gjesti është një “bombë” në dorën e produksionit, i cili nuk po di se si ta nxjerrë fitues.
”Top-it i ka rënë një gjysmë bombe në dorë. Nëse do isha unë në produksion dhe do më kishte rënë Gjesti kështu. Unë do e nxirrja Gjestin me doemos fitues, se kam publikun e Kosovës. Kam Gjestin që mund t’i kem bërë kontratë, premtuar, etj, por kupton se Gjesti s’mund ta fitojë dot “BBVA””, tha ajo.

Ajo theksoi se loja e Gjestit nuk ka pësuar asnjë ndryshim pozitiv apo ngritje, pasi ai ka ndjekur të njëjtën linjë si në “BBVK”, ku edhe u eliminua. Olsa pohon se Gjestit nuk i ka votat e publikut.
”Shoh personazhet e tjerë dhe them hajde se po bëj një sy qorr (që të fitojë Gjesti). Kur shoh personazhet e tjerë, pastaj them, po si mund ta fitojë ai në krahasim me këtë. Unë e njoh shumë mirë Gjestin, nëse tjerët nuk i njoh, Gjestin e njoh, sepse e kam pasur produkt timin. Ne e nxorëm dhe në këtë pikë bashkuar dhe votat, produksioni mund unë nuk e di kë do, por Gjesti nuk ka vota. Mund të ketë një bazë fansash adoleshentësh, por edhe ata nuk janë agresivë’‘, shtoi Olsa.
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente