
Nis saga e ironive, Basha-Ramës: Ku merr vesh ti, as flokë nuk ke, as gjumi nuk të zë
Këtë të hënë ka nisur një sagë me ironi mes Bashës dhe Ramës. Lulzim Basha, iu përgjigj përmes një videoje ironisë që i bëri kryeministri Edi Rama më herët nga Fieri.
”Rame ke fol përçart. Si i kishe thënë shqiptarëve, kur fle shumë s’lëviz as fija e flokut. Ku mer vesh ti mo Ram, ti as flokë nuk ke, as gjumi nuk të zë nga meraku i shokëve tek 313-ta. Mos fol për gjëra që s’mer vesh. Ku mer vesh si hiqen vizat?! Se kam fjalën për ato vizat në tavolinë. E kam fjalën për vizat e Bashkimit Europian.
E mban mend çfarë u the shqiptarëve para 15 vitesh, pse ”Lul Basha do ua heqi ju vizat me Bashkimin Europian”. Ja pra që i hoqëm. Ashtu siç i hoqëm me Bashkimin Europian, ashtu do ua heqim edhe vizat me Amerikën shqiptarëve, Ram. E di ti e ke marrë vesh. Po një pyetje s’mu përgjigje, çfarë të ka futur frikën që ike nga lista e hapur mo Ram”,-tha Basha.
Burimi