Nga aksidenti tek heshtja që ka, rrëfimi emocionues i Leos për linjën e jetës
👁1690
Showbiz E Martë, 14 Janar 2025 15:44
Mbrëmë në ”Big Brother Kosova Vip 3”, Leo ka folur për fëmijërinë, periudhën më të bukur të jetës, sfidat me të cilat u përball si një fëmijë shqiptarë në Gjermani e deri te një aksident që pësoi, i cili për pak sa nuk ia mori jetën. Ai ka folur edhe për djalin e tezes, që vuan nga një sëmundje e rëndë, e që ka një raport shumë të ngushtë me të. Leo theksoi se dëshiron të ndjekë ëndrrën për muzikë, si një gjë që di të bëjë më mirë. Banori në rrëfim përmend edhe Lelën, për të cilën thotë se është gati të kalojnë pjesën tjetër bashkë. Pas rrëfimit prekës, ai u surprizua me një lidhje direkte nga motra dhe vëllai që ndodhen në Gjermani, ku u shprehën se janë ”shumë krenarë me të”.