
Në listën e mbyllur të PD në Tiranë? Topalli: Unë i dëgjoj në media
Jozefina Topalli, e cila është drejtuesja politike e Diasporës, thotë se listat e PD-së për kandidatët ende nuk janë mbyllur dhe se ende nuk e di ku do kandidojë për deputete.
”As në imagjinatën më të shfrenuar nuk mund të kisha imagjinuar se korrupsioni dhe mos ngopja apo kultura për të konsideruar vendin si një pronë të veten personale për tu shfrytëzuar dhe për tu pasuruar pas asnjë limit është gjëja më e pabesueshme.
Unë e kam thënë që lufta kundër korrupsionit është një sfidë e përhershme, historike që varet nga vullneti politik. Sigurisht që ka pasur korrupsion në çdo periudhë por kur shoh se çfarë ka ndodhur gjatë kësaj periudhe mendoj se edhe në ato rastet që mund të ketë ndodhur korrupsion në nivele të ndryshme të administratës shtetërore në periudha të mëparshme, ato paskan qenë në krahasim me këto gati njerëz të purifikum.
Dëgjoj se njëherë jam në Elbasan, njëherë jam në Shkodër e njëherë në Tiranë. Nuk e di, nuk janë mbyllur listat. Unë jam shumë mirënjohëse nëse do jem në listë për të qenë deputete. E ndjej që është diçka që di ta bëj. Më vjen mirë që nuk jam pjesë e procesit të vendimarrjes. Përpilimi i listës është një process që nuk është I lehtë. Sepse ajo listë nuk është thjesht në rënditje emrash. Ajo duhet të ketë njerëz me integritet”.
Burimi