Nations League/ Kosova mund në duelin e parë Islandën, Gjermania përmbys Italinë

Nations League/ Kosova mund në duelin e parë Islandën, Gjermania përmbys Italinë

Sporti E Enjte, 20 Mars 2025 23:02
Ndeshjet e Nations League dhuruan emocione dhe gola. Kosova triumfoi 2-1 ndaj Islandës, në shtëpi. Dardanët shënuan të parët me Dellovën, por miqtë u kundërpërgjën me Oskarsson.
Në fillimin e pjesës së dytë, Rexhbecaj riktheu epërsinë për të besuarit e Fodas, duke dërguar topin në rrjetë. Kështu, Kosova merr një rezultat pozitiv, në pritje të ndeshjes së kthimit që luhet pas disa ditësh, ku objektivi është ngjitja në Ligën B.

Gjermania mundi 1-2 Italinë, ndërsa barazim 2-2 përfundoi takimi mes Holandës dhe Spanjës. Franca pësoi disfatë 2-0 ndaj Kroacisë, ndërsa Portugalia u mposht 1-0 nga Danimarka.
Burimi