
Meta: Në Berat marrim 4 mandate, Durrësi dhe Elbasani me ndryshim të madh
Në një intervistë për SYRI-n, presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka analizuar qarqet ku sipas tij opozita do të fitojë bindshëm. Për të qarku i Beratit do të jetë surprizë në këto zgjedhje ku opozita do të dalë fituese përballë PS-së. E sipas tij, kjo ndodh për disa faktor shumë të rëndësishëm që janë në terren.
”Përveç Tiranës, mund të them me bindje të plotë se përmbysjen më të madhe nga ana cilësore e sasiore do e bëjë Berati, të cilin e njoh shumë mirë. Pra nga 5-2, ky qark do të shkojë 4-3 për opozitën. Koalicioni i bërë i jep me lehtësi maksimale 3 deputetë në çdo rast opozitës, por përballja e dy ekipeve, e ndryshon balancing në 4 me 3 për opozitën. Për këtë duhet vetëm 1 votë më shumë”,-tha Meta.
Presidenti i PL-së e shikon situatën në favor të opozitës edhe në dy qarqe të mëdha, si Durrësi dhe Elbasani. ”Jam i bindur se Durrësi dhe Elbasani do bëjnë një ndryshim të madh, ndërsa Lezha do shënojë një diferencë të thellë 5-2 për opozitën. Qarku i Korçës do jetë një surprizë tjetër ku Partia e Lirisë padyshim ka përfaqësimin më dinjitoz që ka pasur ndonjëherë”-tha Meta.
Burimi