Meta: Fitorja plebishitare fillon nga Tirana

Meta: Fitorja plebishitare fillon nga Tirana

Ilir Meta, presidenti i Partisë së Lirisë, ka reaguar për nisjen e garës zgjedhore për koalicionin “Partia Demokratike-Aleanca për Shqipërinë Madhështore”.
Në një postim në Facebook, ai ka njoftuar se ky koalicion do të garojë me numrin 1 në zgjedhjet e 11 majit.

Meta është shprehur i bindur se kjo forcë politike do të dalë e para dhe do të korrë një fitore madhështore. Ai e ka cilësuar këtë betejë si një fitore plebishitare që do të nisë nga Tirana dhe do të shtrihet në gjithë vendin.
Postimi i plotë:
Koalicioni ynë, “Partia Demokratike-Aleanca për Shqipërinë Madhështore”, starton garën me numrin 1.Koalicioni ynë del po i pari më 11 Maj me një fitore madhështore!Më 11 maj fitorja plebishitare fillon nga Tirana dhe do të përqafojë të gjithë Shqipërinë si një flamur madhështor shprese!
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente