
Messi nuk grumbullohet nga Argjentina për sfidën ndaj Brazilit
Sporti E Martë, 18 Mars 2025 14:18
Sulmuesi i Inter Miami, Lionel Messi, nuk është grumbulluar me Kombëtaren e Argjentinës për dy ndeshjet e ardhshme kualifikuese të Kupës së Botës. Albiçelestet do të përballen me Brazilin në shtëpi dhe Uruguain në transfertë.
37-vjeçari luajti në sfidën e fundit të Inter Miami, që mundi Atlanta United, me rezultatin 2-1, ku edhe shënoi gol. Por nga analizat e kryera rezultoi se kishte pësuar një tërheqje muskulore.
Messi u la në stol për tri takime, përpara se të rikthehej në fushë, ku shënoi në sfidën kundër rivalëve xhamajkane të Cavalier, të vlefshme për “Concacaf Champions Cup”. Argjentina mund të sigurojë kualifikimin në dy takimet e radhës.
Albiçelestet kryesojnë grupin kualifikues të Amerikës së Jugut, të përbërë nga 10 ekipe me pesë pikë më shumë nga ndjekësit e Uruguait, ndërsa kanë ngelur edhe 6 takime deri në përufndim të kualifikueseve.
Burimi