Mbrojtësi uzbek merr dhuratë një G Class me vlerë 130 mijë euro

Mbrojtësi uzbek merr dhuratë një G Class me vlerë 130 mijë euro

Sporti E Martë, 18 Mars 2025 12:04
Abdukodir Khusanov, një futbollist i talentuar nga Uzbekistani, u shpërblye me një Mercedes luksoz me vlerë 130,000 euro si mirënjohje për kontributin e tij në ekipin kombëtar gjatë pushimit të ndeshjeve të Kombëtareve. Gjatë merkatos së dimrit, ai u transferua nga Lens te Manchester City për një transferim prej 40 milionë eurosh, me 10 milionë të tjera që do të jepen në formë bonusesh.
Kthimi i tij në atdheun e tij, Tashkent, ishte një mundësi për ti bërë një gjest të madh mirënjohje. Ish-agjenti Ulugbek Asonboev përgatiti një surprizë të madhe pasi i dhuroi Husanov një Mercedes luksoz “G-Class” në shenjë të ngritjes së tij të jashtëzakonshme në botën e futbollit.

Futbollisti fillimisht nuk ka dashur të marrë çelësin e makinës, duke u tërhequr me një buzëqeshje në fytyrë, por gjithsesi ai e ka pranuar dhuratën me mirënjohje dhe më pas ia ka dorëzuar çelësin dikujt të pranishëm për të zhbllokuar derën e makinës.
Çmimi i makinës është dikur te 130-140 mijë euro. Asonboev, i cili luajti një rol kyç në transferimin e Husanit, nuk humbi rastin të tregojë respektin dhe mirënjohjen e tij përmes kësaj dhurate mbresëlënëse. 21-vjeçari uzbek, i cili luan si qendërmbrojtës, ka luajtur 6 ndeshje për Manchester City-n në Premier League, një në Champions League dhe një në FA Cup, ku ishte edhe golashënues. /R.Lika-Koha Jonë/

Abdukodir Khusanov has received a Mercedes-Benz G-Class as a gift upon his return to Uzbekistan for international duties. 🇺🇿🩵
It was reportedly Kazakh football official Ulugbek Asonboev that has gifted the car. 👏🏻
🎥 via @JalolAkhmedov pic.twitter.com/S3RibSRbpM
— City HQ (@City_HQs) March 17, 2025
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente