Mbi 1200 efektivë në terren për protestën

Mbi 1200 efektivë në terren për protestën

Protesta e thirrur nga PD për këtë të shtunë ka vënë në gatishmëri Policinë e Shtetit. Leja e kërkuar në polici nga organizatorët e tubimit është 3 orë, duke nisur nga ora 17:00 deri në orën 20:00. PD ka njoftuar se qytetarët do të mblidhen në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, para godinës së Kryeministrisë.
Që me nisjen e protestës e deri në përfundim të saj nga Policia Rrugore do të bllokohen të gjitha rrugët që lidhen me bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, si dhe do të ketë devijime në disa prej tyre.

Për të garantuar rendin dhe sigurinë, në terren do të jenë rreth 1200 efektivë, duke nisur nga forcat e rendit, FNSH dhe Shqiponjat. Në gatishmëri do të jenë edhe forcat RENEA, nëse do të duhet ndërhyrja e tyre. Ndërsa punonjës të Gardës së Republikës do të marrin në ruajtje institucionet e rëndësisë veçantë.
Do të krijohet kordoni me efektivë policie para Kryeministrisë dhe perimetrit rreth saj. Një pjesë tjetër e efektivëve do të qëndrojnë në godinat e tjera. Parlamenti, Bashkia e Tiranës, Ministria e Brendshme, apo edhe tek selia e Partisë Socialiste. Në terren do të përfshihen edhe agjentët civilë, për të monitoruar mbarëvajtjen e protestës.
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente