
LIVE/ Mbrojtja në “gjumë”, Anglia kalon në avantazh me rastin e parë (VIDEO)
Gjithçka është gati në “Wembley”, aty ku Shqipëria ka nisur rrugëtimin për në Kupën e Botës 2026. Përveç tifozëve të Anglisë, të cilët si vendas janë në shumicë, në stadium do të jetë një numër i lartë tifozësh të Shqipërisë. Mbi 205 mijë tifoz kuqezi janë në shkallët e “Wembley”-t për të mbështetur Shqipërinë.
ANGLI-SHQIPERI 1-0
40’ Anglia i afrohet dhe golit të dytë fillimisht me Belliingham që ndalet nga Strakosha dhe më pas Gjimshiti që shpëton golin e dytë në vijën fatale ndaj Kane.
27’- Aksioni i parë i rrezikshëm nga Kombëtarja jonë. Një pasim i Laçit në zonë, gjen devijimin dhe përplaset tranversa. Burn largon në goditje këndi duke rrezikuar autogolin.
20’ – GOOL Anglia kalon në avantazh me talentin Myles Lewis-Skelly. Mbrojtësi shfrytëzoi një asist të Bellingham dhe e ndali topin në rrjetë.
9’- Naser Aliji provon me një top të gjatë për Myrto Uzunin. Konsa mbyll gjithçka dhe rikuperon topin.
1′ – Starton sfida në Wembley
Formacionet
Anglia: Pickford, Walker, Konsa, Burn, Lewis Skelly, Rice, Bellingham, Jones, Rashford, Foden, Kane.
Shqipëria: Strakosha; Balliu, Ajeti, Gjimshiti, Aliji; Asllani, Ramadani, Laçi; Asani, Bajrami, Uzuni.
Burimi