Lëvizja Bashkë revoltë para Bankës së Shqipërisë: Drejtësi për Pal Trashajn!

Lëvizja Bashkë revoltë para Bankës së Shqipërisë: Drejtësi për Pal Trashajn!

Lëvizja Bashkë në shenjë solidarizimi janë mbledhur para Bankës së Shqipërisë për t’i bërë thirrje organeve të drejtësisë, në dyert e të cilëve i dha fund jetës qytetari Pali Trashaj.
Reagimi i plotë: 
Ndërkohë që kujtesa dhe plagët e shqiptarëve janë ende të freskëta nga falimentimi i firmave piramidale të vitin 1997, skema të reja piramidale kanë dalë në sipërfaqe.Jo më larg se pardje, qytetari i respektuar Pali Trashaj, studiues dhe historian nga qyteti i Lezhes, i dha fund jetës me fostoksinë në dyert e SPAK-u. Shkaku ishte marrja e një kredie të vogël e cila, nepermjet mekanizmave te mashtrimit, u kthye në një makth e tmerr të madh.Ata që e shtynë qytetarin Pali Trashaj drejt vetëvrasjes, administratorët e kioskës së fajdeve Mikro Kredit Albania, Olsi dhe Ilda Ibro, janë në arrati bashkë me paratë e zhvatura nga mijëra qytetarë. Me siguri te ndihmuar nga ortakët në krye të shtetit.Përgjegjës për këtë katastrofë, ku mijëra qytetare po vidhen, mashtrohen dhe shpronësohen me dhunë, është së pari qeveria shqipare, e cila përkundër detyrimit ligjor per t’i mbrojtur qytetarët nga abuzimi, është kthyer në bashkepunetore dhe shërbëtore të oligarkëve, banditëve dhe fajdexhinjve.
Përgjegjëse është sigurisht edhe Banka e Shqipërisë, e cila i ka licensuar dhe supozohet t’i monitorojë këta fajdexhinj. Çka jo vetëm nuk po ndodh, por ka dyshime serioze se guvernatori i Bankes se Shqiperise, Genci Sejko, është i perfshirë vetë në to.Përmes ketij aksioni simbolik, Lëvizja BASHKË i bën thirrje organeve të drejtësisë, në dyert e të cilëve i dha fund jetës qytetari Pali Trashaj, t’i thellojnë dhe përshpejtojnë hetimet në lidhje me keto kioska fajdesh dhe zyrtarët e perfshirë në to.
Si dhe me keto lule artificiale varrezash, shpallim se Banka e Shqipërisë, me mosveprimin e saj, po dënon me dëshpërim dhe vdekje me mijëra qytetarë. Këtë kuti të vogël plot me fostoksinë e kemi vendosur si shenjë të vrasjeve sociale që ndodhin nga kompromentimi dhe papërgjegjshmëria e shtetit. Xhaferët dhe Sudet në qeveri, bankë dhe kioskat mashtruese e kanë vendin në burg.
Burimi