Lëkundet koalicioni opozitar, nga Berisha ikën edhe një tjetër parti

Lëkundet koalicioni opozitar, nga Berisha ikën edhe një tjetër parti

Pas kritikave për listat e PD, edhe koalicioni opozitar po pëson lëkundje. Një tjetër parti që shkëputet nga koalicioni opozitar “Për një Shqipëri Madhështore”.
Aleanca Arbnore Kombëtare ka njoftuar KQZ-në për tërheqjen, me argumentin se “nuk kanë funksionuar marrëdhëniet me këtë koalicion”. Kjo parti është tërhequr nga çdo aktivitet elektoral për zgjedhjet parlamentare të 11 Majit.

“E bëjmë këtë kërkesë-deklaratë për t’u çliruar nga çdo detyrim që rrjedh nga pjesëmarrja në zgjedhje”, thuhet në shkresën që mban firmën e Gjet Ndoj (Kryetari i AAK)
Vetëm një ditë më parë, nga koalicioni (që në nisje pati 26 parti) iku Partia Aleanca e Maqedonasve për Integrimin Europian.
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente