
Kryetari Benet Beci njofton nismën për heqjen e kabllove nga fasadat e pallateve
Në kuadër të përmirësimit të sigurisë dhe estetikës urbane, Ndërmarrja e Shërbimeve dhe Punëve Publike në Shkodër ka nisur një proces të rëndësishëm për heqjen e kabllove nga fasadat e pallateve. Ky projekt, i cili ka filluar në rajonin nr. 2 të qytetit, ka për qëllim përmirësimin e pamjes vizuale të qytetit dhe garantimin e sigurisë për banorët.
Kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci, e ka cilësuar këtë ndërhyrje si të domosdoshme, duke theksuar se heqja e kabllove të panevojshme do të ndihmojë në krijimin e një ambienti më të sigurt dhe të pastruar për qytetarët.
Postimi i plotë:
#bashkianëpunëNë rajonin nr. 2 në Shkodër Ndërmarrja e Shërbimeve dhe Punëve Publike po vijon ndërhyrjet për heqjen e kabllove nga fasadat e pallateve. Kjo ndërhyrje është e domosdoshme dhe synon sigurinë e banorëve dhe përmirësimin estetik të ndërtesave.
Burimi