
Kryeministri: Futja në BE është çështje ekzistenciale. Më 11 maj Shqipërisë i duhet fitorja
Kryeministri Edi Rama ka komunikuar edhe sot me qytetarët në rrjetet sociale. N ë fjalën e tij, Rama tha se vota e 11 majit një “votë gjeopolitike” dhe ka një rëndësi të jashtëzakonshme për të ardhmen e Shqipërisë.
Sipas tij, integrimi në Bashkimin Europian është një çështje ekzistenciale për vendin, dhe në një kohë kur Europa dhe bota ndodhen përpara situatash komplekse, Shqipëria nuk mund të qëndrojë pas.
“Vota më 11 maj është një votë gjeopolitike. Nëse shihni në çfarë situate komplekse është Europa dhe bota, bashkimi me BE-në është çështje ekzistenciale dhe ne nuk mund të rrimë veç, nuk mund të jemi delja që e ha ujku. Duhet të jemi në BE ashtu siç donin të parët tanë.Në kohën e Skëndërbeut nuk kishte BE por kishte Europë, dhe ai i vuri gjoksin dhe e mbrojti, edhe në kohën e Rilindasve nuk kishte, por Naim Frashëri tha dielli lind atje ku perëndon. Sot integrimi është ekzistencial. Kush ka të drejtën të votojë më 11 maj duhet të votojë për Shqipërinë në BE. Ka shumë arsye për ta bërë këtë gjë, arsye patriotike dhe personale”, tha ai.
Burimi