
Kritikat për babanë në listë të mbyllur, Lapaj fton Ramën në debat
Zgjedhja e koalicionit “Nisma-Shqipëria bëhet” për të futur në listat e sigurta emrat e familjarëve të kryetarëve dhe anëtarëve. Situata kulmoi me babanë e Adriatik Lapajt të renditur të parin në listën për Beratin, u komentua edhe nga kryeministri Edi Rama.
Nisur nga reagimi ironizues i kryeministrit rreth çështjes në fjalë, Adriatik Lapaj nuk e ka vonuar përgjigjen për Ramën. Lapaj pretendon se kundërshtarët politikë janë “tërbuar” nga vendimi i guximshëm i koalicionit ku ai bën pjesë për të garuar me lista të hapura më 11 Maj.
“Personalisht garoj në listë të hapur i 18 në Tiranë. Këta kryetarët e tjerë përse e kanë futur veten te listat e sigurta. Në politik hyra për të imponuar garën si standard. Balta e tyre na shton ushqimin e rrënjëve tona”, shprehet Lapaj, ndërsa në një postim të dytë sfidon Edi Ramën, duke e ftuar kreun e mazhorancës në një debat publik.
“Zoti Rama do muhabet, por jam i zënë me takime. Të pres në debat! Të pres kur të duash e ku të duash!”, thotë Adriatik Lapaj në mesazhin e tij për kryeministrin.
Burimi