
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të shqyrtojë sot listat e kandidatëve për deputetë për zgjedhjet e 11 majit 2025
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të shqyrtojë sot listat e kandidatëve për deputetë për zgjedhjet e 11 majit 2025, të depozituara nga disa parti politike.
Seanca publike do të mbahet sot në orën 12:00, ndërsa në rend dite ka shqyrtimin e kërkesave për miratimin e listave shumëemërore të disa subjekteve zgjedhore, të cilat do të garojnë në zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë.
Ditën e sotme, KQZ do të shqyrtojë listat shumemërore të kandidatëve për deputetë të PS-së, PSD-së, “Koalicionit Euroatlantik”, koalicionit “Nisma Shqipëria Bëhet-Adriatik Lapaj”, për zgjedhjet për Kuvend të datës 11 maj 2025.
Po ashtu, KQZ pritet të shqyrtojë edhe kërkesën për miratimin e listave shumemërore të subjektit zgjedhor Koalicioni “Djathtas për Zhvillim”, partisë “Mundësia dhe partisë “Aleanca Demokracia e Re”.Afati për dorëzimin e listave shumemërore për kandidatët për deputet në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve përfundoi mesnatën e 12 marsit, ndërkohë që subjektet politike depozituan listat e tyre brenda afateve të parashikuara nga ligji.
Burimi