
Kombëtarja U-21/ Largohen Kote dhe Tresa për arsye dëmtimi, ftohet Renaldo Torraj
👁273
Sporti E Martë, 18 Mars 2025 11:03
Kombëtarja U-21 ka nisur zyrtarisht përgatitjet për dy ndeshjet miqësore ndaj Greqisë dhe Luksemburgut.
Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se lista e lojtarëve ka pësuar ndryshim, pasi janë larguar nga grumbullimi Gjergji Kote dhe Ledjo Tresa për arsye dëmtimi.
Trajneri Alban Bushi ka vendosur që të ftojë Renaldo Torrajn e Teutës, i cili do të bashkohet sot me Kombëtaren.
Shqipëria U-21 do të vazhdojë normalisht përgatitjet për dy ndeshjet në transfertë. Më 21 mars, Kombëtarja U-21 do të përballet me Greqinë në stadiumin “Serres Municipal”, në orën 16:00, ndërsa më 25 mars do të luajë kundër Luksemburgut në stadiumin “Georges Woehlfart”, në orën 18:30.
Burimi