
Kombëtarja e Shqipërisë në negociata me Ibrahimovic, pritet një përgjigje pozitive
Sporti E Martë, 11 Mars 2025 14:07
Arijon Ibrahimovic mund të jetë “përforcimi” më i ri i Kombëtares sonë. Lojtari i njohur që është në pronësi të Bayernit, dhe aktualisht pjesë e Lazios.
Ai është duke diskutuar mundësinë e kalimit në përfaqësuesen shqiptare, pas disa muajsh spekulimesh dhe interesimi nga të dyja palët. 19-vjeçari ka shprehur disa herë lidhjen e tij emocionale me Shqipërinë, teksa në prezantimin me Lazion theksoi se ka origjinë shqiptare, njëlloj si Hysaj.
Arijon është i lindur në një familje me rrënjë shqiptare, dhe kjo mund të ketë ndikuar në vendimin e tij për të shqyrtuar mundësinë e paraqitjes me Kombëtaren Shqiptare. Nëse negociatat përfundojnë me sukses, Ibrahimovic mund të bëhet një ndihmë e madhe për Shqipërinë në rrugëtimin e ri për kualifikueset e Kupës së Botës.
Ibrahimović iu bashkua Bayernit nga Nürnberg në moshën 13-vjeçare. Ai ka luajtur gjithsej 48 ndeshje për U17 dhe U19, duke shënuar 25 gola. Arijon ka qenë pjesë e të gjitha grupmoshave të Gjermanisë nga U-16 deri në U-20, duke shënuar dhe 11 gola.
Burimi