Koçiu: Deri në 2027 do kemi 17 pole ekselence në sistemin shëndetësor

Koçiu: Deri në 2027 do kemi 17 pole ekselence në sistemin shëndetësor

Sot u dha Karta e Autonomisë Menaxheriale për 6 spitale të tjerë në vend. Materniteti ‘Mbretëresha Geraldinë”, Materniteti Koço Gliozheni”, Spitali Rajonal Korçë, Spitali Rajonal Gjirokastër dhe Spitali Universitar i Traumës. Spitali Memorial Fier nis fazën e dytë, atë të implementimit të autonomisë financiare.
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu tha se me Kartën garantohen më shumë standarde. Kjo më shumë cilësi shërbimi dhe një vizion modern funksionimi dhe drejtimi i spitaleve tona.

“Me aplikimin e sistemit të autonomisë menaxheriale dhe financiare të gjithë këto struktura, dalin nga shabllonet e ngurta të një modeli të trashëguar vendimmarrje. Nisin të administrohen prej atyre që e dinë më mirë se kushdo tjetër, punën e tyre të përditshme, vetë mjekët”,tha Koçiu.
Ministrja shtoi edhe se pas 6 strukturave spitalore, Kartën e Autonomisë Menaxheriale e marrin Materniteti ‘Mbretëresha Geraldinë”, Materniteti Koço Gliozheni”, Spitali Rajonal Korçë, Spitali Rajonal Gjirokastër dhe Spitali Universitar i Traumës. Kjo duke e çuar në 11 numrin e strukturave spitalore që do të funksionojnë nën parimet e autonomisë menaxheriale.
”Të gjithë këto struktura, dalin nga shabllonet e ngurta të një modeli të trashëguar centralizimi dhe vendimmarrje nga lart poshtë. Nisin të administrohen prej atyre që e dinë më mirë se kushdo tjetër, punën e tyre të përditshme, vetë mjekët”, nënvizoi Koçiu.
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente