Klasikja Tirana-Vllaznia mbyllet pa fitues dhe gola

Klasikja Tirana-Vllaznia mbyllet pa fitues dhe gola

Sporti E Martë, 11 Mars 2025 19:17
Klasikja e futbollit shqiptar mes Tiranës dhe Vllaznisë, u mbyll në barazim pa gola. Në ndeshjen e zhvilluar në “Elbasan Arena”, kryeqytetasit e gjetën dy herë rrugën e rrjetës në pjesën e parë me Prengajn dhe Ernest, por në të dyja rastet golat u anuluan për pozicion jashtë loje.
Pas këtij barazimi, Vllaznia mban vendin e tretë me 50 pikë, ndërsa Tirana renditet në vendin e tetë me 30 pikë.

Në barazim pa gola u mbyll edhe ndeshja mes Teutës e Elbasanit. Sfida në “Niko Dovana” të Durrësit kishte raste të shumta për shënim, por ekipet gabuan në metrat e fundit.
Elbasani mbetet në vendin e pestë me 36 pikë, ndërsa Teuta e parafundit me 29 pikë të grumbulluara.
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente