KAS gjobit kryebashkiakun e PS-së dhe 31 parti politike

KAS gjobit kryebashkiakun e PS-së dhe 31 parti politike

Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve shqyrtoi sot kërkesën për vendosjen e sanksioneve administrative, pas gjetjeve të raportit të auditimit të fondeve të përfituara dhe shpenzuara nga partitë politike pjesëmarrëse në zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore, të datës 14 Maj 2023. KAS vendosi sanksion administrativ me gjobë në vlerën 500 000 lekë për 23 parti si dhe gjobë në vlerën 2 000 000 lekë për 8 parti. Po ashtu, KAS vendosi kthimin e kërkesës për hetim të mëtejshëm administrativ për 40 kandidatët për kryetar bashkie. KAS vendosi po ashtu sanksion administrativ për kandidatin për kryetar bashkie, Bashkia Lezhë, të Partisë Socialiste, Pjerin Ndreu me gjobë në vlerën 720 000 lekë. Në mbledhjen e sotme, KAS vendosi po ashtu gjobë në vlerën 100 000 lekë për 4 subjekte politike si: Partia Socialiste; Partia Agrare Ambjentaliste; Partia Republikane; Partia Konservatore.
Më poshtë vendimi i plotë i KAS

KAS vendosi sanksion administrativ me gjobë në vlerën 500 000 lekë për 23 parti:
1. “Partia Aleanca e Maqedonasve për Integrimin Europian” ;
2. “Partia Aleanca Demokristiane e Shqipërisë”;
3. “Partia Aleanca Liberale e Djathtë”;
4. “Partia Aleanca për Demokraci dhe Solidaritet”;
5. “Partia Aleanca Progresiste LZHK”;
6. “Partia Ardhmëria Shqiptare”;
7. “Partia Bindja Demokratike”;
8. “Partia Fronti i Majtë”;
9. “Partia Fryma e Re Demokratike”;
10. “Partia Minoriteti Etnik Grek për të Ardhmen”;
11. “Partia Nisma Thurje”;
12. “Partia Agrare Ambientaliste”;
13. “Partia Aleanca Demokratike e Shqipërisë”;
14. “Partia Balli Kombëtar”;
15. “Partia Demokracia Sociale”;
16. “Partia Demokratike”;
17. “Partia e Gjelbër”;
18. “Partia Emigracioni Shqiptar”;
19. “Partia Kombëtare Konservatore Albania”;
20. “Partia Kristian Demokrate”;
21. “Partia Republikane Shqiptare”;
22. “Partia për Mbrojtjen e të Drejtave të Emigrantëve”;
23. “Partia Aleanca Arbnore Kombëtare”.
Po ashtu KAS vendosi sanksion administrativ me gjobë në vlerën 2 000 000 lekë për 8 parti:
1. “Partia për Mbrojtjen e të Drejtave të Punëtorëve të Shqipërisë”;
2. “Partia Komuniste e Shqipërisë”;
3. “Partia Uniteti Kombëtar”;
4. “Partia Aleanca për Barazi dhe Drejtësi Europiane”;
5. “Partia Lëvizja Punëtore Shqiptare”;
6. “Partia Konservatore”;
7. “Partia Lidhja Demokristiane Shqiptare”;
8. “Partia e Reformave Demokratike Shqiptare”.
Po ashtu, KAS vendosi kthimin e kërkesës për hetim të mëtejshëm administrativ për kandidatët për kryetar bashkie:
1. Bashkia Belsh, propozuar nga Partisë Socialiste, Arif Tafani;
2. Bashkia Fier, propozuar nga Partisë Socialiste, Armando Subashi;
3. Bashkia Durrës, propozuar nga Partisë Socialiste, Emirjana Sako;
4. Bashkia Kuçovë, propozuar nga Partisë Socialiste, Kreshnik Hajdari;
5. Bashkia Roskovec, propozuar nga Partisë Socialiste, Majlinda Bufi;
6. Bashkia Librazhd, propozuar nga Partisë Socialiste, Mariglen Disha;
7. Bashkia Mat, propozuar nga Partisë Socialiste, Agron Malaj;
8. Bashkia Peqin, propozuar nga Partisë Socialiste, Bukurosh Maci;
9. Bashkia Krujë, propozuar nga Partia e Lirisë, Agron Loka;
10. Bashkia Mirditë, propozuar nga Partia e Lirisë, Albert Mëlyshi;
11. Bashkia Sarandë, propozuar nga Partia e Lirisë, Ardit Cikuli;
12. Bashkia Kamzë, propozuar nga Partia e Lirisë, Arjan Hoxha;
13. Bashkia Divjakë, propozuar nga Partia e Lirisë, Aurel Malko;
14. Bashkia Shkodër, propozuar nga Partia e Lirisë, Bardh Spahia;
15. Bashkia Klos, propozuar nga Partia e Lirisë, Bedri Hoxha;
16. Bashkia Kurbin, propozuar nga Partia e Lirisë, Behar Haxhiu;
17. Bashkia Tropojë, propozuar nga Partia e Lirisë, Besnik Dushaj;
18. Bashkia Bulqizë, propozuar nga Partia e Lirisë, Dëfrim Fiku;
19. Bashkia Gjirokastër, propozuar nga Partia e Lirisë, Dorjan Lani;
20. Bashkia Përmet, propozuar nga Partia e Lirisë, Edmond Komino;
21. Bashkia Devoll, propozuar nga Partia e Lirisë, Elvis Hajdërlli;
22. Bashkia Kolonjë, propozuar nga Partia e Lirisë, Et’Hem Lumani;
23. Bashkia Fier, propozuar nga Partia e Lirisë, Evdar Kodheli;
24. Bashkia Konispol, propozuar nga Partia e Lirisë, Fatmir Shero;
25. Bashkia Kavajë, propozuar nga Partia e Lirisë, Fisnik Qosja;
26. Bashkia Gramsh, propozuar nga Partia e Lirisë, Hasim Çekrezi;
27. Bashkia Fushë Arrëz, propozuar nga Partia e Lirisë, Hil Curri;
28. Bashkia Vlorë, propozuar nga Partia e Lirisë, Hysni Sharra;
29. Bashkia Durrës, propozuar nga Partia e Lirisë, Igli Cara;
30. Bashkia Dibër, propozuar nga Partia e Lirisë, Ismail Uka;
31. Bashkia Kuçovë, propozuar nga Partia e Lirisë, Lefter Maliqi;
32. Bashkia Elbasan, propozuar nga Partia e Lirisë, Luçiano Boçi;
33. Bashkia Has, propozuar nga Partia e Lirisë, Miftar Dauti;
34. Bashkia Lezhë, propozuar nga Partia e Lirisë, Pashk Gjoni;
35. Bashkia Mallakastër, propozuar nga Partia e Lirisë, Resmi Shanaj;
36. Bashkia Librazhd, propozuar nga Partia e Lirisë, Shefki Cota;
37. Bashkia Rrogozhinë, propozuar nga Partia e Lirisë, Shkëlqim Hoxha;
38. Bashkia Patos, propozuar nga Partia e Lirisë, Sofije Alushaj;
39. Bashkia Berat, propozuar nga Partia e Lirisë, Zija Ismaili;
40. Bashkia Pogradec, propozuar nga Partia e Lirisë, Zini Tollozhina.
KAS vendosi po ashtu sanksion administrativ për kandidatin për kryetar bashkie, Bashkia Lezhë, të Partisë Socialiste, Pjerin Ndreu me gjobë në vlerën 720 000 lekë.
Në mbledhjen e sotme, KAS vendosi po ashtu gjobë në vlerën 100 000 lekë për subjektet:
1. “Partia Socialiste e Shqipërisë”;
2. “Partia Agrare Ambjentaliste e Shqipërisë”;
3. “Partia Republikane”;
4. “Partia Konservatore”.
KAS rrëzoi po ashtu kërkesën për marrjen e sanksionit administrativ ndaj subjekteve:
1. “Partia Aleanca Arbnore Kombëtare”
2. “Partia Aleanca për Barazi dhe Drejtësi Europiane”
3. “Partia Lëvizja Punëtore Shqiptare”
4. “Partia Lidhja Demokristiane Shqiptare”
5. “Partia e Reformave Demokratike Shqiptare”
6. “Partia e Komuniste e Shqipërisë”
7. “Partia Konservatore”
8. “Partia për Mbrojtjen e të Drejtave të Punëtorëve të Shqipërisë”
9. “Partia për Mbrojtjen e të Drejtave të Emigrantëve”
10. “Partia Uniteti Kombëtar”
11. “Partia Demokratike”
Gjithashtu, KAS shqyrtoi kërkesën e Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve për vendosjen e sanksioneve administrative, pas denoncimit nga Koalicionin Për Reforma, Integrim dhe Institucione të Konsoliduara (KRIIK), ndaj personave përgjegjës për shkelje administrative, për zgjedhjet e pjesshme për Kryetar të Bashkisë Himarë të datës 4 gusht 2024″.
KAS deklaroi rrëzimin e kërkesës për shkak të mos marrjes së votave të domosdoshme për tu konsideruar e miratuar.
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente