
Kapiteni kuqezi, Gjimshiti: Anglia e fortë, por ëndrrën Botëror e arrijmë
Kapiteni i Kombëtares Shqiptare, Berat Gjimshiti, doli në konferencën për shtyp përpara ndeshjes kundër Anglisë në “Wembley”. Teksa u pa optimist, ai tha se skuadra është e motivuar për të dhënë maksimumin në fushë.
”Atmosfera në ekip është shumë e mirë. Kemi lojtarë të rinj dhe të talentuar që kanë sjellë një frymë të re. Të gjithë kanë punuar fort në stërvitje për të arritur diçka që nuk është bërë më parë. Disa ëndrra duken të pamundura, por ndonjëherë realizohen. Nuk jemi këtu për t’u fshehur pas faktit që Anglia është një ekip i madh. Do të provojmë shanset tona dhe do të japim gjithçka në fushë”,-tha ai.
Po ashtu Gjimshiti vlerësoi forcën e kundërshtarit, duke pranuar se Anglia ka lojtarë të nivelit të lartë, si Jude Bellingham. ”Ai është një lojtar fantastik, një nga më të mirët në botë. Mund të arrijë kulmin dhe të bëhet edhe më i mirë. E dimë që Anglia është favorite jo vetëm kundër nesh, por edhe kundër ekipeve të tjera”.
Kapiteni theksoi se edhe Shqipëria është e përgatitur dhe nuk do të nënvlerësohet. Ai kujtoi paraqitjen e mirë në Europian dhe theksoi rëndësinë e përqendrimit në çdo moment. ”Në këto nivele, një gabim i vogël mund të kushtojë shtrenjtë. Objektivi ynë është të japim maksimumin në fushë. Me kalimin e ndeshjeve do të kuptojmë më mirë ku qëndrojmë”.
Burimi