Kandidati kryesor, Christian Lindner goditet gjatë fjalimit elektoral

Kandidati kryesor, Christian Lindner goditet gjatë fjalimit elektoral

Bota E Enjte, 9 Janar 2025 16:01
Kryetari i Partisë FDP, në Gjermani dhe kandidati kryesor për postin e Kancelarit, Christian Lindner, është përballur me një situatë delikate gjatë një takimi elektoral. Gjatë fjalimit atij iu hodh një tortë nga një aktiviste e majtë. Ajo e goditi direkt në fytyrë ish-ministrin e Financave.
Kryetari i Partisë së Majtë në Gjermani, konfirmoi për mediat se e reja i përket partisë së tij. Disa anëtarë të organizatës rinore të Majtë demonstruan para ambienteve kundër politikave të FDP-së.

Një zëdhënëse lokale e FDP dhe një dëshmitar okular tha se ishte një pseudo-tortë e bërë nga krem rroje. “Fatkeqësisht nuk ishte krem, vetëm sapun”, tha Lindner. “Të paktën ata mund ta kishin bërë këtë më mirë, atëherë unë do të kisha përfituar nga kjo”, theksoi Lindner ndërsa fshiu fytyrën me një pecetë.
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente