
”Kam qenë viktimë e dh*nës”, Adelina Tahiri: Burri im më mbrojti nga ish-partneri
Showbiz E Enjte, 20 Mars 2025 21:39
Këngëtarja e njohur, Adelina Tahiri, ka bërë një rrëfim të fortë, duke treguar për herë të parë se ka qenë viktimë e dhunës fizike nga ish-partneri i saj, me të cilin ishte në një moshë. Tahiri ka treguar se ish-partneri i saj ishte djali i një funksionari të lartë politik në Maqedoni dhe se për shkak të kësaj fatkeqësie ajo u njoh me burrin e saj aktual, i cili ishte avokati që e mbrojti nga dhunuesi.
”Unë kam qenë me dikë të moshës time. A më ka pyetur dikush se si më ka trajtuar ai? Ose pse jam ndarë? Nuk jemi përshtatur, ndoshta ka pasur dhunë ndaj meje. Kam qenë 19 vjeçe, ka qenë shumë e vështirë dhe nuk i kam treguar as familjes. I vetmi person që i kam treguar ka qenë avokati im, i cili sot është burri im. Dhe mua askush nuk më është ndalur të më pyesë: Prit, pse? Ai ka qenë krah për mua në çdo aspekt”,-tha ajo. Adelina tha se askush nuk është ndalur për ta pyetur për të kaluarën e saj, por paragjykimet nuk kanë munguar për martesën e saj me një burrë maqedonas dhe më të madh në moshë.
Kur u pyet përse nuk ka folur më parë, ajo tha: ”Nuk kisha dashur të flas sepse nuk dua të përmend emra. Nuk është situata dhe momenti i duhur. Ndoshta dikur në jetë do ta them, por tani jo. Ka të bëjë me korrupsionin, me pozitat dhe këto lloj gjërash. Por unë nuk kam dhënë dorëheqje. Deri në muajin e nëntë të shtatzënisë kam shkuar deri në fund”,- u shpreh ajo në T7.
Burimi