Italia humbet Retegui për duelin ndaj Gjermanisë

Italia humbet Retegui për duelin ndaj Gjermanisë

Sporti E Mërkurë, 19 Mars 2025 15:52
Italia humbet Mateo Reteguin për dy ndeshjet kundër Gjermanisë, të vlefshme për çerekfinalet e Ligës së Kombeve. Sulmuesi i Atalantës do të mungojë për shkak dëmtimi.
“Retegui largohet nga kampi stërvitor në Appiano Gentile. Sulmuesi, i cili iu nënshtrua testeve instrumentale mëngjesin e sotëm për një tendosje muskulore në kofshën e djathtë, u vlerësua si i padisponueshëm për të ndeshjet ndaj Gjermanisë dhe për këtë arsye është kthyer te klubi i tij”, shkruhet në njoftimin e Federatës Italiane.

Luciano Spalletti nuk do të thërrasë askënd në vendin e tij tani për tani dhe duket se ka për qëllim të vërë bast për gjithçka për Moise Kean si qendërsulmues për sfidën e dyfishtë kundër kombëtares së Nagelsmann.
 
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente