
INSTAT publikon të dhënat e Censit, ja sa banorë jetojnë në Shqipëri
👁1241
Në Shqipëri jetojnë 2.4 milionë banorë. Këto janë të dhënat e bëra publike sot nga drejtuesja e Institutit të Statistikave, Elsa Dhuli.
Konkretisht, Dhuli tha se “Ky cens, vlerësoi në territorin shqiptar në datë 18 shtator 2023, 2 402 113 banorë, të cilët përbëjnë 755 950 familje, me madhësi mesatare 3.2 anëtarë për familje, të cilët jetojnë në 1 082 529 banesa të zakonshme”.
“Ky cens ia ka arritur qëllimin për të cilën u krye! Të dhënat janë një e mirë publike, që përdoren për planifikim zhvillimor, analizën e dukurive demokrafike, sociale, mjedisore. Në emër të INSTAT dhe ekipit të CENS i falënderoj për kontributin e tyre”, shtoi drejtuesja e INSTAT.
Burimi