
Hasa: Jemi 140 kandidatë në lista të hapura, ata me lista të mbyllura duan të bunkerizojnë procesin
👁3004
Endri Hasa, kryetari i Koalicionit Euroatlantik kandidon me lista të hapura në qarkun Elbasan. Ai tha në Top Story se partitë e tjera kërkojnë të bunkerizojnë procesin me listat e mbyllura. ”Mora angazhimin të çoj para Koalicioni Euroatlantik, ne i besojmë listave të hapura, jam një nga 140 kandidatët, garoj një mënyrë të barabartë. Kemi çuar para kërkesën tonë për lista të hapura. Ekuacioni është i thjeshtë, ne jemi për lista të hapura. Të tjerët donin lista të mbyllura se duan ti bunkerizojnë”,-tha Hasa.
Burimi