
Hapen anëtarësimet për Klubin e Tifozëve të Kombëtares, ja si mund të bëheni pjesë
Sporti E Martë, 11 Mars 2025 16:16
Federata e Futbollit ka hapur zyrtarisht anëtarësimet për Klubin e Tifozëve të Kombëtares, duke u ofruar të gjithë mbështetësve të ekipit kombëtar mundësinë për të qenë më afër skuadrës së tyre të zemrës.
Të gjithë tifozët të cilët dëshirojnë të bëhen pjesë e këtij grupimi mund të zgjedhin mes tre paketave të anëtarësimit: Bazë, Silver dhe Gold, të cilat ofrojnë përfitime të ndryshme.
Në varësi të paketës së zgjedhur, anëtarët e Klubit të Tifozëve do të kenë akses të garantuar për blerjen e biletave për çdo ndeshje të Kombëtares, si dhe do të përfitojnë zbritje dhe oferta speciale në kompani të ndryshme partnere të FSHF-së.
Gjithashtu, tifozët do të kenë mundësi të marrin pjesë në aktivitete ekskluzive të organizuara nga FSHF. Të gjithë tifozët e interesuar mund të gjejnë më shumë informacion në linkun e mëposhtëm:
KLUBI TIFOZËT E KOMBËTARES
Burimi