Gjergj Luca nga Amerika garanton kthesën e madhe të fatit të zgjedhjeve, takim special me Trump për Berishën

Gjergj Luca nga Amerika garanton kthesën e madhe të fatit të zgjedhjeve, takim special me Trump për Berishën

Vendosmëria e Gjergj Lucës për të zgjidhur përfundimisht të fatit të Berishës dhe gjithë demokratëve, është e paepur, sepse e tillë është thirrja e tij si demokrat. Ai prej ditësh vijon takimet në SHBA. Misioni i tij është një akt i këmbënguljes për t’i shkuar në fund synimeve që ai i ka vënë vetes, në kthimin e nderit dhe reputacionit të Berishës, që në thelb është vetë fati i zgjedhjeve.

“Nuk lë gur pa lëvizur unë në Amerikë, nga Gjykata Supreme sot takim special me Trumpin. Nderi i doktorit dhe i partisë sonë do vihet në vend, më prisni se do kthehem si triumfator dhe si shpërblim vendin bosh që la Dash Sula në listën e Elbasanit ma lini mua…” shkruan Luca në postimin që ai ka bërë në këto ditë intensive takimesh dhe lobimesh.Sinjalet janë pozitive, shpresojmë që edhe përmbushja e këtij misioni të Gjergj Lucës të jetë i përfunduar, sepse PD dhe demokratët shpresojnë tek ai, sepse ai ka dhënë fjalën se nuk do të heq dorë.

AV
Burimi