
Gjergj Luca: “E zbulova më në fund, portali më gjobëvënës i Shqipërisë është regjistruar në Amerikë”
Gjergj Luca nuk ndalet. Kësaj here, ai ka vendosur t’i shkojë deri në fund betejës së tij kundër një portali, të cilin e akuzon për shpifje dhe gjobëvënie. Nuk është thjesht një çështje personale për të, por një përpjekje për të mbrojtur dinjitetin dhe integritetin e sipërmarrësve shqiptarë nga sulmet e padrejta mediatike.
Në një reagim të fortë në rrjetet sociale, shoqëruar me një video ku shpreh hapur zemërimin dhe indinjatën e tij, Luca deklaron:“E zbulova më në fund, portali më gjobëvënës i Shqipërisë është regjistruar në Amerikë. Sulmon, shpif dhe gjobit shqiptarët e ndershëm. Kur e padisin në gjykatat shqiptare, këto të fundit justifikohen duke aluduar se ‘është regjistruar në Amerikë’ dhe nuk kemi çfarë t’i bëjmë…Nëse ndonjë biznesmen tjetër ka frikë dhe tërhiqet, unë po i shkoj deri në fund demaskimit! E kam kallëzuar në SPAK dhe pres të ballafaqohet me mua. Ndërkohë, po vazhdoj t’ia çjerr maskën e fëlliqur të shpifjeve!”Luca, një sipërmarrës me mbi 35 vite kontribut në ekonominë shqiptare, nuk është mjaftuar vetëm me denoncime në rrjetet sociale apo ftesa për ballafaqim në organet ligjzbatuese dhe në media. Ai ka ndërmarrë një hap më të guximshëm—ka kapërcyer Atlantikun për të shkuar vetë në Arizona, atje ku, sipas të dhënave të siguruara prej tij, është regjistruar portali që e ka sulmuar dhe akuzuar.Ky veprim i Gjergj Lucës tregon vendosmërinë e tij për të mos lejuar që fushatat e shpifjeve dhe shantazhit të mbeten të pandëshkuara. Tashmë, ai pret që drejtësia të veprojë dhe që ky rast të bëhet një precedent për mbrojtjen e sipërmarrësve shqiptarë nga sulmet e organizuara mediatike.AV
Burimi