
Formula 1 në Australi/ Zhgënjen Ferrrari, Norris do të niset i pari
👁834
Sporti E Shtunë, 15 Mars 2025 20:10
McLaren dominoi provat zyrtare në Albert Park në Melburn. Lando Norris do të niset nga Pole Position në Çmimin e Madh të Australisë, e cila është gara e parë e Botërorit 2025 në Formula 1. Ai la pas shokun e tij të ekipit, Oscar Piastri.
Nga vija e dytë do të nisen Max Verstappen me makinën Red Bull, i cili ishte 385 të mijtat më i ngadaltë dhe George Russell me Mercedes.
Zhgënjyese paraqitja e makinave Ferrari me Charles Leclerc dhe Leëis Hamilton, që nisen nga vija e katërt, përkatësisht në vendet 7 dhe 8.
Burimi