Flet botuesi i Kadaresë për dërgimin në spital të shkrimtarit të madh
Botuesi i shkrimtarit të njohur, Ismail Kadare, bëri një denoncim të fortë për mediat pas homazheve për shkrimtarin e ndjerë. Ai quhet Bujar Hudhri. Ja se çfarë tha ai: “Nuk e dija çfarë kishte ndodhur. Kur e pashë të shtrirë në korridor. Gjithmonë e shikoja në këmbë, të qeshur, solid, dukej sikur kurrë nuk do ikte nga kjo botë.
E morëm në ashensor e vendosëm, sikur të ishte në karrige, ishte në gjendje gati të ngrirë.
Hipëm në ambulancë, një ambulancë shumë e thjeshtë, pa asnjë impiant që mund t’i vijë në ndihmë të sëmurit.
Me zor kemi çarë rrugët e Tiranës, edhe pse ulërinte sirena, njerëzit nuk hapnin rrugën gjersa mbërritëm në urgjencën e QSUT.
Pamë mobilizimin e mjekëve, derisa kuptuam se diçka e keqe po ndodhte. Më pas heshtje” tha Hudhri.
Burimi