Fatjon Kodra: Sylvinho e ka përgatitur ndeshjen deri në detaje, ja situata para duelit

Fatjon Kodra: Sylvinho e ka përgatitur ndeshjen deri në detaje, ja situata para duelit

Sporti E Premte, 21 Mars 2025 17:58
Shqipëria do të përballet këtë mbrëmje me Anglinë në transfertë. Drejtori i marrëdhënieve me publikun në Federatën Shqiptare të Futbollit, Fatjon Kodra pati një lidhje direkte në News 24 direkt nga Londra, ku foli për atmosferën dhe shumë tema të tjera të rëndësishme, në prag të takimit.
“Atmosfera është e mirë. Motivimi i lojtarëve, atmosfera ka qenë mjaft pozitive. I kam parë djemtë shumë të përqendruar. Asgjë nuk është e pamundur në futboll. Kur themi që është ndeshje e paparashikueshme, me të vërtetë është e tillë. Vërtetë shpresojmë shumë.

Trajneri ka shumë meraqe. Ai e përgatit ndeshjen deri në detaje. Fillimi i ndeshjes është i rëndësishëm, e gjithashtu i vështirë. Në duhet të tregohemi perfekt.
Ismajli dhe Kumbullia – Të dy lojtarët e dyshuar, do të jenë të grumbulluar. Mbrojtja mund të ketë dilemat e veta.
Mendohet se do të ketë rreth 20 mijë tifozë. Nëse flasim për individualite dhe cilësi, është e kotë të flasim, pasi dihet.
Broja? Në sulm janë të gjithë të gatshëm. Ai është në gjendje të mirë. I takon trajnerit të vendosë më pas”, tha Kodra.
Burimi