
Europa League/ Roma eliminohet nga Bilbao, kualifikohet Lazio
Sporti E Enjte, 13 Mars 2025 20:45
Roma është eleminuar nga Europa League. Pavarësisht fitores 2-1 në ndeshjen e parë ndaj Atletico Bilbaos, ekipi i drejtuar nga Ranieri pësoi disfatë 3-1 në “San Mames”, në aktin e kthimit.
Hummels doli me karton të kuq shumë shpejt që në minutën e katërt. Vendasit e Bilbaos ushtruan presion dhe gjetën golin e avantazhit me Nico Williams, në fundin e pjesës së parë.
Berchiche dyfishoi shifrat, duke i dhënë qetësinë e duhur spanjollëve. Spektakli i Nico Williams nuk kishte mbaruar ende, me lojtarin që kompletoi dopietën dhe i dhuroi kualifikimin Bilbaos. Goli në fund i Paredes me penallti, shërbeu vetëm për statistikë.
Lazio u kualidikua pasi barazoi 1-1 ndaj Plzen në “Olimpico”, duke iu falur kështu fitores 2-1 në ndeshjen e parë.
Burimi