
Euronews–Albania publikon sondazhin si do të votonin shqiptarët me 11 maj
Barometri Euronews – Albania ka zhvilluar matjen e dytë zgjedhore pas matjes së Janarit 2025. Sërish metodologjia e përdorur dhe kampioni ka qenë i njëjtë, 1600 qytetarë të pyetur në gjithë territorin e vendit, ballë për ballë. Periudha kohore e mbledhjes së të dhënave për matjen e dytë zgjedhore të Barometrit Euronews-Albania është 15-25 Shkurt 2025.
Pyetja më e rëndësishme politike në matjet e Barometrit për zgjedhjet e 11 Majit është: Për cilën parti do të votonit nëse zgjedhjet do të mbaheshin sot? Nëpërmjet kësaj pyetje në të gjitha matjet politike arrijmë të lexojmë prirjen e votës së qytetarëve për zgjedhjet e ardhshme. Përgjigjet në matjen e dytë tregojnë se: 39.1% e qytetarëve nëse zgjedhjet do të mbaheshin sot do të votonin Partinë Socialiste, 27.8% e tyre do të votonin Partinë Demokratike.
Dhe me radhë si më poshtë, 5.1% e qytetarëve do të votonin “Shqipëria Bëhet, 3.9% “Partia Mundësia” 2% “Lëvizja Bashkë”, 1.4% Partia e Lirisë, 1.7 parti të tjera. Ndërkohë 19% e qytetarëve janë të pavendosur për t’i dhënë përgjigje kësaj pyetje. Një pjesë e tyre tregojnë se nuk do të votojnë, një pjesë përgjigjen nuk e di ose refuzojnë të përgjigjen kësaj pyetje.
Krahasuar me matjet e para politike në Janar 2025, matjet e dyta tregojnë sesi ka ndryshuar prirja e votës. Në matjet e para diferenca ndërmjet atyre qytetarëve që do të votonin PS dhe PD ishte 15.6%, ndërkohë sot në matjet e dyta kjo diferencë është ngushtuar në 11.3%. Të pavendosurit në të dy matjet kanë mbetur ekzaktësisht në të njëjtin nivel (19%).
Një tjetër lexim në krahasimin e të dy matjeve për prirjen e votës është rënia e PS me 1.4% dhe rritja e PD me 2.9%. Për sa i përket partive të reja dhe të vogla vihet re një rënie e tyre nga matja e parë në matjen e dytë me përjashtim të një rritje me 0.8% që ka pësuar “Partia Mundësia”.
Cilin lider pëlqejnë shqiptarët?
1600 qytetarë janë pyetur në të gjithë territorin e vendit, ballë për ballë lidhur me pëlqyeshmërinë që kanë liderët e partive kryesore politike dy muaj përpara zgjedhjeve.
Periudha kohore e mbledhjes së të dhënave është 15-25 Shkurt 2025.
Edi Rama rendit si lideri më i pëlqyeshmëm me 51.1% mendim pozitiv dhe 46.5% mendim negativ.
Adriatik Lapaj renditet i dyti me 31.4% që e pëlqejnë dhe 34,6% që kanë mendim negativ për të.
Agron Shehaj renditet i treti për mendimin pozitiv me 31.1 % dhe 38.6% mendim negativ.
Më pas vjen Sali Berisha, 28.4% mendim pozitiv për të dhe 66.6% mendim negativ.
Arlind Qori ka 21.9% mendim pozitiv dhe 37.5% mendim negativ.
Endri Shabanin e pëlqejnë 17.8 % e qytetarëve dhe nuk e pëlqejnë 34.9 % e të pyeturve.
Enkelejd Alibeaj ka 12.6% mendim pozitiv dhe 58.2% mendim negativ.
Lulzim Basha ka 10.1% pëlqyeshmërinë dhe 84.7% mendim negativ.
I fundit për pëlqyeshmërinë është Ilir Meta me 5.3% mendim pozitiv dhe 87% mendim negativ.
Nëse krahasojmë shifrat e pëlqyeshmërisë me matjet e para politike të Barometrit (1 muaj më parë): Edi Rama ka rënë me 2.3% në pëlqyeshmëri, Adriatik Lapaj ka rënë me 5.8% në pëlqyeshmëri, 3% ka rënë pëlqyeshmëria e Agron Shehajt, 2,4% ka rënë në pëlqyeshmëri Arlind Qori, 4.4% ka rënë Endri Shabani, 0.3% ka rënë Alibeaj, 2.2 % ka rënë Lulzim Basha dhe 1.4% Ilir Meta. I vetmi me 1% rritje në pëlqyeshmëri është Sali Berisha.
Cili është kryeministri dhe partia që duhet të drejtojnë pas 11 majit?
43 % e qytetarëve thonë se më i përshtatshmi për kryeministër është Edi Rama.
Pas tij me radhë 19.9% Sali Berisha, 9.7% Adriatik Lapaj, 5.6% Agron Shehaj, 2.5% Arlind Qori, 1.5% Endri Shabani, 0.6 % Lulzim Basha, 0.4% Alibeaj dhe 16.3% janë përgjigjur nuk e di.
Brenda mbështetësve të partive tyre ndodh si më poshtë:
80.2% e votuesve të PS në vitin 2021, mendojnë se Edi Rama është më i përshtatshmi për kryeministër.
57.8% e votuesve të PD mendojnë se Sali Berisha është kandidati më i përshtatshëm për kryeministër.
Pyetja e dytë e këtij lloji:
Cila është partia më e përshtatshme për të qeverisur vendin?
43,5% e qytetarëve shprehen se është Partia Socialiste, 23,1% Partia Demokratike, 8,4% Shqipëria Bëhet, Partia Mundësia 4,9%, 2.7% Lëvizja Bashkë, 1% Nisma Thurje, 0.4% Djathtas 1912, 0,3% PSD.
Burimi