![Elon Musk dëshiron të blejë klubin e Liverpool](https://lajmidites.com/wp-content/uploads/thumbnails/2025/01/elon-musk-deshiron-te-bleje-klubin-e-liverpool_677e46a3677d5.jpeg-730x440-lajmidites.com.webp)
Elon Musk dëshiron të blejë klubin e Liverpool
Elon Musk dëshiron të blejë klubin e Liverpool në Angli. Miliarderi, drejtues i kompanive Tesla dhe SpaceX synon të investojë edhe në futboll.
Babai i Elon Musk, Errol konfirmoi interesimin e djalit të tij për të marrë Liverpool-in, klub me të cilin kanë një lidhje të veçantë, për shkak se gjyshja e tij ka lindur atje.
“Nuk mund të flas për këtë, sepse pronarët aktualë mund të rrisin çmimin. “ Është diçka që ai e dëshiron , por nuk do të thotë se ai po e blen”, theksoi Errol.
Ishte “Weekend Sport” që pak ditë më parë raportoi se Elon Musk po përgatit një ofertë për të blerë klubin e Liverpool, ndërsa konfirmimi për interesimin vjen nga babai i tij.
Klubi anglez vlerësohet nga “Forbes” rreth 5 miliardë euro dhe nuk dihet nëse pronarët aktualë të “Fenway Sports Group”, janë të gatshëm ta shesin.
Burimi