
E diela e barazimeve në Superiore, Teuta ndal Partizanin
👁684
Sporti E Diel, 16 Mars 2025 20:18
Nuk ka fitues as në dy duelet e fundit për javën e 30-të në Superligë. Partizani u ndal në një barazim pa gola nga Teuta në shtëpi. Ndonëse rastet nuk munguan, asnjëra prej skuadrave nuk shënoi dot.
Me këtë barazim, Partizani mban vendin e katërt me 44 pikë, ndërsa Teuta renditet e fundit me 30 pikë, po aq sa Skënderbeu i vendit të nëntë.
Në ndeshjen tjetër, Elbasani dhe Dinamo barazuan me shifrat 1-1. Kryeqytetasit kaluan të parët në avantazh me Karamba në minutën e 39-të, ndërsa Musta barazoi shifrat në minutën e 73-të në “Elbasan Arena”. Dinamo renditet në vendin e dytë me 51 pikë, ndërsa Elbasani renditet i pesti me 37 pikë.
Burimi