
“E çove edhe TikTok-un në emigracion”, protesta e PD përmes pankartave
👁1715
Ka nisur protesta e opozitës kundër vendimit të qeverisë për mbylljen e aplikacionit TikTok.
Të rinjtë e FRPD mbanin në duar pankarta ku shkruhej “Martinin e vrau qeveria, jo Tik Tok-u”, referuar faktin që indicia për mbylljen e aplikacionit ishte vrasja e Martin Canit më 18 nëntor.
Të tjera pankarta shkruajnë: “Shqipëria 2025 ndalohet Tik Tok, lejohet korrupsioni”, “Tani do të merremi me diçka më produktive, si korrupsioni”, “E çove edhe Tik Tok-un në emigracion”!
Burimi