Dita Ndërkombëtare të Gazetarëve Sportivë, Duka mesazh komunitetit
Kreu Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka u ka dedikuar gazetarëve sportivë një urim me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gazetarëve Sportivë.
“Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gazetarëve Sportivë dua t’ju shpreh urimet më të përzemërta dhe t’ju falenderoj për punën tuaj të përkushtuar në raportimin e ngjarjeve brenda komunitetit tonë. Roli juaj ka qenë i rëndësishëm në informimin dhe edukimin e publikut për zhvillimet brenda nesh.
Përmes punës suaj, ju sollët emocionet dhe ngjarjet e komunitetit tonë në shtëpitë e mijëra tifozëve brenda dhe jashtë vendit. Ju u kthyet në zërin dhe sytë e tyre duke u përfshirë në momentet tona më të rëndësishme, e sidomos në prezantimin e Kombëtares sonë në Euro 2024.
Ndaj, në emrin tim personal e në emër të FSHF-së ju vlerësoj dhe mbështes përkushtimin dhe kontributin tuaj për gazetarinë sportive në vend.
Gëzuar Ditën Ndërkombëtare të Gazetarëve Sportive. Le të vazhdojmë të promovojmë dhe zhvillojmë se bashku sportin e bukur të futbollit në vendin tone!”, shkruan Armand Duka nw mesazhin e tij.
Burimi