Deputeti i PD, Dashnor Sula: Halli i Berishës është 12 maji e jo 11 maji!

Deputeti i PD, Dashnor Sula: Halli i Berishës është 12 maji e jo 11 maji!

Deputeti demokrat Dashnor Sula, që njoftoi se nuk do të jetë pjesë e listës së kandidatëve për deputetë të Partisë Demokratike në zgjedhjet e 11 Majit, thotë se renditja në lista është bërë në mënyrë absurde.
Në një intervistë për gazetaren e Top Channel, Elda Menga, Sula tha se në Primare ishte më i votuari në Elbasan dhe nuk mund të pranojë që në listën e kandidatëve të jetë i disati në renditje.

“Është e qartë tani që këtu është meraku më i madh për 12 Majin, jo për 11 Majin, që do të thotë se do të duhet të jetë një bunker i caktuar me një numër të caktuar njerëzish, deputetë, të cilët do të duhet të heshtin.
A qëndron që unë, i pari i qarkut të Elbasanit dhe të futet para meje një person që është i katërti apo i pesti, apo që është i fundit fare në listën e kandidatëve për deputetë”.
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente