
Champions League/ Reali rrezikon eliminimin ndaj Atleticos, Arsenali luan për formalitet
Sporti E Mërkurë, 12 Mars 2025 12:21
Champions League vijon mbrëmjen e sotme me të tjera ndeshje që premtojnë spektakël. Real Madrid, pas fitores 2-1 në shtëpi, do të luajë në “Wanda Metropolitano” për të arritur kualifikimin, por nuk do të jetë aspak një mision i thjeshtë.
Për të arritur çerekfinalet dhe në rrugën drejt finales së Mynihut, ata duhet të kalojnë ekipin e Diego Simeones. Edhe barazimi do të mjaftonte, ndërsa eliminimi do të ishte dramatik, sepse për herë të parë në histori Atletico do të nxirrte Realin nga gara në Champions.
Në ndeshjet e tjera, Dortmundi do të sfidojë Lille në orën 18:45, pasi ndeshja e parë përfundoi 1-1 në Gjermani. Arsenali dhe Aston Villa presin vetëm të formalizojnë kualifikimin, përkatësisht pas fitoreve 7-1 me PSV Eindhoven dhe 3-1 me Club Brugge.
Burimi