Cenolli kundër thirrjes së Brojës në Kombëtare: Nuk ka minuta

Cenolli kundër thirrjes së Brojës në Kombëtare: Nuk ka minuta

Sporti E Hënë, 17 Mars 2025 19:58
Armando Broja po kalon një periudhë sfiduese me riaftësimin e tij për shkak të dëmtimit. Ai mori ftesën nga Kombëtarja për dy ndeshjet eliminatore të Botërorit, ndaj Anglisë dhe Andorrës duke krijuar emocion për shumë tifozë.
Por menaxheri Mario Cenolli, ka shprehur mendimin se kjo ishte një zgjedhje e paqartë. I ftuar në emisionin “Max Sport”, ai u shpreh se nuk mund ta kuptonte se si Broja, i cili luan vetëm 10 minuta te Evertoni, mund të ftohet në Kombëtare.

”Armando Broja? Është një gjë që nuk e kuptova. Broja luan 10 minuta me Evertonin dhe ftohet në Kombëtare, përse? Nuk arrij ta shpjegoj, edhe vetë Evertoni nuk donte ta lëshonte që lojtari të sforcohej për dy ndeshje, ku sipas logjikës, ai nuk duhet të marrë minuta pasi nuk është në gjendjen e tij më të mirë”, tha Cenolli.
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente