
Bologna turpëron me 5 gola Lazion dhe i merr vendin e katërt Juventusit
👁678
Sporti E Diel, 16 Mars 2025 17:03
Bologna vijon formën fantastike në kampionat, teksa sot ka shkatërruar në shifrat 5-0 Lazion, një rival direkt për zonën Champions.
Odgaard zhbllokoi sfidën në minutën e 16-të, ndërkohë që në fillimin e pjesës së dytë Orsolini dhe Ndoye shënuan dy gola të shpejt. Më pas protagonist do të ishin Castro dhe Fabbian që realizuan golat e fundit në këtë ndeshje.
Me këtë fitore Bologna i rrëmben vendin e katërt Juventusit me 53 pikë, një më shumë se bardhezinjtë dhe dy më shumë se Lazio. /Koha Jonë/
Burimi