Biden i bën homazhe ish-presidentit Carter
Bota E Enjte, 9 Janar 2025 20:34
Presidenti i SHBA-së, Joe Biden bëri sot homazhe për ish-presidentin e ndjerë Jimmy Carter – në një funeral shtetëror në kryeqytetin amerikan, Uashington DC. Në fjalimin e tij, Biden tha se miqësia e tij me Carter e kishte mësuar se forca e karakterit ishte më e vlefshme se titujt apo fuqia.
Ai dënoi abuzimin me pushtetin dhe paralajmëroi se ekzistonte një detyrim për të mos ofruar një strehë të sigurt për urrejtjen. Presidenti i sapozgjedhur, Donald Trump dhe paraardhësit Barack Obama, George W. Bush dhe Bill Clinton ishin të pranishëm në funeralin e Carter, në Katedralen Kombëtare të Uashingtonit.
Carter vdiq më 29 dhjetor në moshën 100-vjeçare. Demokrati shërbeu në Shtëpinë e Bardhë nga viti 1977 deri në 1981. Një funeral familjar do të bëhet më vonë në qytetin e lindjes së Carter, Plains në Xhorxhia. Shërbimet përkujtimore filluan të shtunën në shtetin e tij të lindjes.
Trupi i tij u dërgua të martën në Uashington dhe arkivoli u vendos në ndërtesën e Kapitolit, në SHBA. Biden ka urdhëruar që flamujt të qëndrojnë në gjysmështizë për 30 ditë, që do të përfshijë gjithashtu ditën kur pasardhësi i tij Trump të betohet më 20 janar.
Burimi