![Biden: Do e kisha mundur Trumpin në zgjedhje, por s’doja të isha President 86 vjeç](https://lajmidites.com/wp-content/uploads/thumbnails/2025/01/biden-do-e-kisha-mundur-trumpin-ne-zgjedhje-por-sdoja-te-isha-president-86-vjec_677ee15ec2694.jpeg-730x440-lajmidites.com.webp)
Biden: Do e kisha mundur Trumpin në zgjedhje, por s’doja të isha President 86 vjeç
Bota E Mërkurë, 8 Janar 2025 21:29
Presidenti i SHBA-së, Joe Biden thotë se ai mund të ishte rizgjedhur President në nëntor nëse do të kishte mbetur në garën për Shtëpinë e Bardhë përballë Donald Trump, por duke pranuar megjithatë se nuk e di nëse do të ishte në gjendje të përfundonte mandatin e tij të dytë.
“Unë mendoj kështu”, tha lideri 82-vjeçar demokrat kur u pyet nëse ai do të kishte pasur ndonjë shans për të fituar zgjedhjet presidenciale të nëntorit kundër Trump, duke shtuar se mendimi i tij është i bazuar në sondazhe, por nuk dha detaje të mëtejshme.
“Kur Trump kandidoi, me të vërtetë mendova se ishte shansi im më i mirë për ta mundur atë. Por nuk doja më të isha president në moshën 85 apo 86 vjeçare. Prandaj, unë përmenda mundësinë e dorëzimit të stafetës”, theksoi ai në një intervistë për USA Today.
“Nuk e di. Deri më tani jam mirë, por kush e di se si do të isha në moshën 86-vjeçare?”, shtoi Biden, i cili do të pasohet më 20 janar nga miliarderi republikan, që u zgjodh në nëntor duke mundur zv/presidenten dhe kandidaten demokrate Kamala Harris.
Burimi