Berisha: Lista e mbyllur e PS përbëhet nga figura që i kanë dosjet në SPAK

Berisha: Lista e mbyllur e PS përbëhet nga figura që i kanë dosjet në SPAK

Sali Berisha thotë se Edi Rama ka përfshirë në listat e PS kandidatë të cilët kanë probleme me drejtësinë. Gjatë konferencës për shtyp nga selia blu, Berisha tha se lista e mbyllur e PS përbëhet nga figura që i kanë dosjet në SPAK më të rënda se pesha e trupit.
”Ç’është ajo lista tjetër? Në listën e mbyllur janë futur persona që i kanë dosjet më të rënda se pesha e trupit në SPAK. Shih atë të Covid-it sa i ka dosjet, sa të Erion Veliajt. Erionin e lëshoi se bëri gabimin fatal se u paraqit si zëvendës i tij, kjo është arsyeja.

E dinte se në 12 maj i zinte vendin ai, ishte i papërmbajtur në karrierë. I futi edhe ato çimkat me Ulziun, ia nxorën regjistrimet ku i thotë Ajolës shko dhe thuaji Ramës se Belinda i ka paguar Olsit 2 mln euro në Greqi. Ajo shkon dhe ia thotë, por ajo s’e di që çdo operacion aty drejtohet nga Rama”,–tha Berisha.
 
 
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente