Berisha: Janë funksione të Këshillit Bashkiak, jo të Ramës apo Veliajt

Berisha: Janë funksione të Këshillit Bashkiak, jo të Ramës apo Veliajt

Sali Berisha komenton ndryshimet në Bashkinë e Tiranës. ”Njëri e emëron, tjetri e shkarkon”, referuar Anuela Ristanit, e cila mban postin e kryetares së komanduar, pasi Veliaj ndodhet në burg. Sipas Berishës ky është një funksion i Këshillit Bashkiak dhe jo i kryeministrit Edi Rama apo kryebashkiakut Erion Veliaj. ”Njëri e emëron Anuela Ristanin, tjetri e shkarkon. Veliaj e shkarkon dhe emëron një tjetër. Ato janë funksione të Këshillit Bashkiak, jo të Ramës apo Veliajt. Merrni vesh ku është Tirana dhe bashkia? Në duart e kujt janë?”’, tha ai.
 
Burimi