
Berisha: Do plotësojmë çdo kriter për standardet më të lehta të hyrjes së shqiptarëve në SHBA
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka theksuar angazhimin e tij dhe të partisë për të siguruar lehtësimin e vizave për shqiptarët që duan të udhëtojnë në Shtetet e Bashkuara.
Duke iu përgjigjur komentuesve, Berisha përmendi se lehtësimi i vizave me SHBA ka nisur që gjatë mandatit të dytë të qeverisjes së kaluar të PD-së dhe se ata kanë lobuar fuqishëm për këtë çështje.
“Lehtësimin e vizave me SHBA e filluam dhe lobuam fuqishëm në fundin e mandatit të dytë të qeverisjes së kaluar. Garantoj e do të bëjmë çdo përpjekje, për të standardin më të lehtë të mundshëm.
Unë nuk mund të them heqjen e plotë të vizave, sepse siç e shikoni është bërë një problem madhor emigracioni në SHBA, por ne do të kërkojmë dhe garantojmë miqtë tanë se, do të plotësojmë çdo kriter për standardet më të lehta të hyrjes dhe daljes së shqiptarëve nga SHBA”, tha Berisha.
Burimi