
Belinda Balluku në Kallm të Madh…
👁6960
Belinda Balluku shkruan në postimin e darkës: “Ju përgjigja me shumë dëshirë e kënaqësi ftesës së grave dhe vajzave nga Kallm i Madh për të biseduar së bashku. Një nga zonat më punëtore të Myzeqesë, ku kultivohen sipërfaqe të gjera me kultura të ndryshme bujqësore, e ku padyshim gratë janë kontributore të jashtëzakonshme. Diskutuam konkretisht mbi shqetësimet e problematikat e komunitetit, por edhe të bujqësisë e blegtorisë, si dy sektorë të rëndësishëm për ekonominë familjare. Mbështetëse të vendosura dhe të gatshme për të dhënë kontributin e tyre në një fitore edhe më bindëse më 11 maj”. Burimi
Burimi:
Kohajone.com